Ansamblin Vokal i Filharmonisë së Kosovës në Autostrada Hangar

Një mbrëmje e veçantë me Ansamblin Vokal të Filharmonisë së Kosovës në Autostrada Hangar

Më 18 prill 2026, Autostrada Hangar pati kënaqësinë të mirëpresë Ansamblin Vokal të Filharmonisë së Kosovës, i cili, nën drejtimin e Rafet Rudi, solli një koncert të jashtëzakonshëm me një program të pasur nga repertori vendor dhe ndërkombëtar.

Mbrëmja u mirëprit ngrohtësisht nga publiku në Prizren, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe një përvojë të paharrueshme muzikore në hapësirën e Hangarit.

Ky koncert shënoi gjithashtu një moment të rëndësishëm në prag të prezantimit të Ansamblit në Krakov, Poloni, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Filharmonisë së Kosovës dhe Filharmonisë së Krakovit, duke përfaqësuar Kosovën në një nga skenat më të rëndësishme muzikore në Evropë.

Faleminderit Filharmonisë së Kosovës për bashkëpunimin dhe këtë mbrëmje të bukur muzikore.

Fotografitë: Erza Bata

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)