






Kanë mbetur vetëm 3 muaj për të filluar edicioni i katërt i Autostrada Biennale e cila do të hapet për publikun me 7 Korrik 2023.
Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj i shoqëruar nga Nënkryetari Kujtim Gashi dhe Zyrtarja për Marrëdhënie me Publikun Jona Hoxhaj vizituan Autostrada Hangar ku së bashku me dy nga bashkëthemeluesit e Autostrada Biennale diskutuan për thellimin e bashkëpunimit këtë vit dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta.
Së shpejti do të publikohet programi i këtij edicioni i cili do të shtrihet në tre qytete, Prizren, Prishtinë dhe Mitrovicë.