Me kënaqësi po e prezantojmë konceptin kuratorial të edicionit të 5-të të Autostrada Biennale, kuruar nga Erzen Shkololli, me titullin "Unfolding Currents: The Pulse of Time" ("Rrymat që Shpalosen: Pulsi i Kohës")
Tema e këtij edicioni vë theksin te ndërthurja dinamike mes artistëve, veprave të artit, audiencës dhe kontekstit të pasur historik të Prizrenit. Si qytet me shtresa të shumta arkitekturore dhe kulturore, Prizreni shërben si visar i gjallë i trashëgimisë së Kosovës.
Fraza "Rrymat që Shpalosen" sjell ndër mend evoluimin e vazhdueshëm të narrativave historike dhe artistike, ndërsa "Pulsi i Kohës" ngërthen natyrën ritmike dhe të pareshtur të këtyre shndërrimeve. Titulli nxjerr në pah angazhimin aktiv te bienales me çastin shumështresësh në të cilin jetojmë.
Lexoni konceptin e plotë kuratorial duke klikuar në link:
https://autostradabiennale.org/sq/biennale-2/ediocioni-5/koncepti-kuratorial/
Ruani datën: Edicioni i pestë Autostrada Biennale do të mbahet nga data 5 korrik deri më 5 tetor 2025.
Partnerët dhe mbështetësit e edicionit të 5-të të Autostrada Biennale: Fondacioni Allianz, Komuna e Prizrenit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, GIZ dhe ITP Prizren, British Council, Ambasada Gjermane, Ambasada Austriake, Instituti Italian i Kultures dhe Ambasada Italiane, Ambasada Franceze, Goethe Zentrum Prishtina dhe Qendra Regjionale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.
Identiteti vizuel i edicionit të pestë të Autostrada Biennale është dizajnuar nga Team Thursday
Shiko tani