Aventurat kreative në javën e katërt!

Grupi i katërt i fëmijëve po vazhdon udhëtimin krijues, duke zbuluar botën e detit përmes lojës, mësimit dhe punës me dru.

Në ditën e parë, vogëlushët krijuan Delfinin, ndërsa në ditën e dytë realizuan “Peshkun dhe Grepin Magnetik” – një aktivitet që ndërthur kreativitetin, imagjinatën dhe argëtimin. Gjatë punëtorive, ata patën mundësinë të njihen me veglat dhe makinat për përpunimin e drurit, duke i shndërruar idetë e tyre në punime unike nën udhëheqjen e mentorëve.

Aventura vazhdon edhe në javët në vijim me grupe të reja, projekte të ndryshme dhe shumë ide kreative që presin të marrin jetë.

Foto: Erza Bata – Media Team, Autostrada Biennale

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)