BASHKOHUNI ME NE NË PREZANTIMIN E VIDEO INSTALACIONIT “MËMA MË FAL – MAMMA PERDONAMI” NGA ARTISTJA GENNY PETROTTA

Bashkohuni me ne sot, më 1 dhjetor, për një eksperiencë gjithëpërfshirëse teksa prezantojmë video instalacionin “Mëma Më Fal – Mamma perdonami” nga artistja Genny Petrotta. Shfaqja do të mbahet nga ora 21:00 - 22:00 në Autostrada Hangar, ITP Prizren.

Projekti i Genny Petrotta-s, “Mëma Më Fal – Mamma perdonami”, i cili së fundmi fitoi edicionin e dymbëdhjetë të Këshillit Italian, eksploron trashëgiminë kulturore të komunitetit Arbëreshë në Sicili dhe historinë e kryengritjeve fshatare.

Si pjesë e Residency on the Road 2023 Production Fellowship, organizuar nga Autostrada Biennale në bashkëpunim me Allianz Foundation Hubs Network, Genny Petrotta ka pasur mundësinë të zgjerojë horizontet e "Mamma Perdonami". Projekti përfshin punën me mjeshtrit vendas për të rikrijuar rekuizita të përshtatshme për periudhën, si kapela tradicionale shqiptare e quajtur Plis dhe titulli i veprës në filigran. Procesi është i dokumentuar përmes mediumeve video dhe audio, me qëllim të pasurimit të gjirimeve të ardhshme të videove të planifikuara në Piana degli Albanesi në fillim të vitit 2024. Projekti në Prizren shërben si një prolog në kuadër të kësaj nisme më të gjerë, duke përfshirë një dimension poetik ku filmimet e dokumentacionit shoqërohen nga këndimi i një vajze të re. Ky ushtrim simbolik i zërit të saj na përgatit për historinë bindëse të lidhur me "Mamma Perdonami".

Video instalacioni “Mëma Më Fal – Mamma perdonami” u krijua nga Genny Petrotta në vitin 2023, bashkëprodhuar nga Autostrada Biennale dhe Studio Rizoma, dhe mbështetur nga Fondacioni Allianz dhe Këshilli Italian 2023, Drejtoria e Përgjithshme për Kreativitetin Bashkëkohorë, Ministria Italiane e Kulturës.

Falenderime të veçanta për:

Këngëtarja: Fromba Krasniqi;

Prodhimit i Plisit: Ergyle Gjurgjialo;

Mjeshtër të filigranit:  Faik Bamja;

Bashkim Tejeci;

Xhafer Lushaj;

Fatime Baruti;

dhe Elvis & Gjulian Bytyqi, Jeton Jagxhiu.

Residency on the Road — Dekolonizimi i Ushqimit: Uji, Toka, Trashëgimia është një projekt bashkëpunues në mes të tre anëtarëve të parë të Allianz Foundation Hubs Network: Autostrada Biennale, Studio Rizoma dhe Postane

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)