Çdo javë, një aventurë e re krijuese

Përmes lojës, drurit dhe imagjinatës, edhe grupi i tretë i fëmijëve po vazhdon rrugëtimin e tij krijues në Studion e Edukimit në Autostrada Hangar.

Në ditën e parë të punëtorisë, fëmijët krijuan Delfinin, ndërsa në ditën e dytë punuan Peshkun me Grepin Magnetik, duke kombinuar kreativitetin me lojën dhe mësimin praktik.

Çdo punëtori është një mundësi për t’u njohur me veglat e punës, për të zhvilluar aftësi të reja dhe për t’i kthyer idetë në lodra të punuara me dorë. Procesi nuk ka të bëjë vetëm me krijimin e një objekti, por me eksplorimin, bashkëpunimin dhe kënaqësinë e të mësuarit përmes praktikës.

Punëtoritë Verore Kreative do të vazhdojnë edhe në javët e ardhshme me grupe të reja fëmijësh, tema të ndryshme dhe projekte të reja, duke u dhënë mundësi secilit të zbulojë, krijojë dhe mësojë përmes artit dhe punës me dru.

Foto: Erza Bata – Media Team nga Autostrada Biennale

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)