E Vendosur Për T`U Ngritur…

Mozaiku i titulluar “E vendosur për t’u ngritur” është punuar nga artistët vendor Erëmira Belegu Deçani dhe Fatos Kabashi si një vepër permanente për Autostrada Hangar. Mozaiku është krijuar nga qeramikat e ricikluara dhe është vepër permanente e Autostrada Hangar.

Koncepti i veprës: Veshja tradicionale e nuses shqiptare në këtë rast nuk synon të paraqesë simbole ilire, mesjetare, antike apo edhe orientale. Por është thjesht një veshje magjike që e nxjerr nusen shqiptare nga tabutë e së shkuarës dhe e shndërron atë në një nuse bashkëkohore. Tani ajo është e aftë të luftojë jo vetëm për të drejtat e saj, por edhe për të drejtat e të tjerëve.

Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)