


Artistja maqedonase gjithmonë i ka mbajtur pranë zemrës temat sociale dhe politike të sistemeve bashkëkohore. Duke përdorur video, tekste dhe instalime, ajo i vendos veprat e saj përpara një audience që funksionon si një xham zmadhues i madh ose llup e madhe për të parë më mirë të tashmen, në mënyrë që të mos mbetemi pasiv përballë ngjarjeve të përditshme. Vepra e viteve 2012-2013 “Introspeksioni Intim ose Analiza intime e vetvetes: artisti dhe/ose shoqëria demonstron se si roli i artistit në shoqërinë bashkëkohore luhatet përballë okupimit të dhunshëm të hapësirës publike nga kapitalizmi neoliberal i mbështetur nga elita qeveritare. Siç shpjegon Hristina Ivanoska, kutitë e kartonit janë themeli, platforma “e lirë”, “ekonomike” që e vendos artistin në ekstremet e shoqërisë. Kutitë që janë të papërdorura dhe të mbuluara me shkrime – citate nga burime të ndryshme janë mbeturina, objekte për t’u lënë në anë të rrugës, vetëm në periferi, beson Ivanoska. Periferia ku jetojnë më të varfërit, dhe ekzistenca e të cilëve varet nga materialet e ricikluara. Zëri i atyre që askush nuk i dëgjon, vendet që të gjithë bëjnë sikur nuk i shohin. Këtu duhet të jetë fokusi i artistit bashkëkohor.
Lucia Appollonio