PRIMAVERA ARABA, 2014-17

Artist: Giuseppe Stampone

Vendi: Muzeu Arkeologjik

I lindur në vitin 1974, Giuseppe Stampone është një artist konceptual italian që vepron midis Romës dhe Brukselit. Me vizatimet e tij me stilolaps Bic, të shtresuara në shumë lustra, ashtu siç bënin Raphael apo Van Eyck në pikturën me vaj, artisti dëshiron të rikthejë konceptin e “bërjes” artizanale dhe konceptuale nga njëra anë; dhe nga ana tjetër, kohën e realizimit, në kontrast me shpejtësinë e imponuar nga tregu, interneti dhe shoqëria e re globale.

I përcaktuar si një “fotokopje inteligjente” që prodhon vetëm një kopje: ai merr imazhe të njohura nga interneti dhe punon mbi to për një kohë të gjatë. Veprat e tij janë gjithashtu një riinterpetim bashkëkohor i veprave historike, të përdorura për të tërhequr vëmendjen ndaj problemeve aktuale si imigrimi, mjedisi dhe konfliktet sociale.

Primavera Araba është një vepër unike që përbëhet nga 24 vizatime të frymëzuara nga dosjet përkatëse, të marra nga interneti në një kohë kur ato ishin censuruar për Perëndimin. E veçanta e pjesës është zgjedhja e artistit për të përshkruar vetëm gra dhe fëmijë.

Chiara Moretto & Sofia Falciani

Ekspozita të tjera
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)