Tregimi Ynë

TREGIMI I AUTOSTRADA HANGAR

Tregimi i Autostrada Hangar filloi shumë më herët se hapësira e saj, ajo lindi si ide vizionare e bashkëthemeluesve të Autostrada Biennale duke u bazuar në nevojën e identifikuar për programe të tilla. Shumë të rinjë aplikonin për të qenë pjesë e edicioneve të bienales, por pavarësisht entuziazmit dhe vullnetit, atyre u mungonte pjesa praktike e punës. Kjo nevojë u shëndërrua në mision, e cila pastaj ndikoi në krijimin e programeve të edukimit për zhvillim të shkathësive me fokus në sektorin e prodhimit të artit dhe kulturës.

Në kërkim të një hapësire të përshtashme për ta realizuar idenë tonë, ITP – Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren doli të ishte vendi më ideal me potencial të jashtëzakonshëm jo vetëm për shkak të hapësirës por edhe idesë afatgjate për të qenë pjesë e një ekosistemi me partnerë të tjerë në park.

Pas aprovimit për përdorim afatgjatë të Hangarit, Autostrada Biennale filloi realizimin e programit të edukimit i cili u mbështet nga Ambasada Amerikane dhe Komuna e Prizrenit. Hapësira ishte e zbrazët dhe ishte në pritje të transformimit të saj. Hapi i radhës ishte blerja e makinave dhe pajisjeve për përpunim të drurit, metalit dhe tekstilit, kompjuterët me performancë të lartë dhe kamerat për programin e medias dhe komunikimit.

Ekipi ynë vendosi që në vend se t’i kontraktoj kompanitë e ndryshme për t’i dizajnuar dhe prodhuar objektet e brendshme të hapësirës ato të realizohen përmes programit të edukimit dhe prodhimit me të rinjë, duke i bërë ata pjesë kryesore të procesit që nga diskutimi deri te produkti final. Për neve ishte shumë e rëndësishme që tek të rinjtë ta kultivojmë ndjenjën e përkatësisë, pra, të bëhen pjesë e diçkaje më të madhe për të mirën e përgjithshme. Faza e parë e programit të edukimit dhe prodhimit mblodhi 60 të rinjë nga rajone të ndryshme të Kosovës (90% prej tyre gra të reja) të cilët ndoqën “Punëtoritë për Zhvillim të Shkathtësive”. Përmes angazhimit të ekipit tonë dhe të ekspertëve të ndryshëm, këta të rinjë u shkathtësuan në sektorin e prodhimit artisitik.

Vetëm pas një viti nga themelimi, Autostrada Hangar u shëndërrua në një pikë të rëndësishme kulturore që shërben si një burim i krijimit të audiencave dhe frymëzimit, që nxitë bashkëpunimin midis njerëzve krijues nga i gjithë rajoni dhe më gjerë.

“Autostrada Hangar synon të zhvillojë modele të reja të prodhimit artistik që do të inkurajojë brezin e ri të bëhet pjesë e procesit të krijimit dhe të nxisë mendimin kritik përmes artit.”

RIPËRDORIMI I SË VJETRËS PËR TË KRIJUAR DIÇKA TË RE – HANGAR SI NJË HAPËSIRË INOVATIVE

Pas organizimit të secilit edicion të Autostrada Biennale, ekipi është përkujdesur që t’i ruaj materialet e mbetura me qëllim që t’i ripërdorë ato në të ardhmen.
Ajo që një kohë ishte material i mbetur, u bë substanca kryesore e krijimit të Autostrada Hangar, pra 50% e materialeve të përdorura për krijimin e hapësirës ishin materiale të ricikluara nga edicionet e kalura të bienales.
Ky fakt dëshmon përkujdesjen tonë ndaj mjedisit dhe kontribon në qëllimin tonë afatgjatë që t’i mësojmë dhe t’i inspirojmë gjeneratat e reja që të mendojnë në mënyrë kritike për mbrojtjen e mjedisit dhe të vijnë me alternativa të ndryshme kreative të prodhimit e jo vetëm konsumimit.

Krijimit të hapësirës Autostrada Hangar i kanë paraprij shumë diskutime të shëndosha në mes të ekipit, të rinjëve dhe ekspertëve të angazhuar në program të edukimit dhe prodhimit. Qëllimi ishte të mendojmë jashtë kornizave të zakonshme, me zgjidhje shumë-funksionale dhe alternativa të përshtashme dhe unike. Këto diskutime u finalizuan me idenë e konceptit të lëvizjes ashtu siq është Autostrada Biennale, gjithmonë në lëvizje e asnjëherë statike. Filluam ta imagjinojmë dhe ideojmë një hapësirë me objekte në rrota e cila transformohet shpejtë dhe i përgjigjet nevojave të ndryshme të komuniteteve dhe programeve.

Tani Autostrada Hangar posedon Atelienë dhe Multimedia LAB duke përfshirë makina dhe pajisje të ndryshme të punës, tavolina të bashkëpunimit, bibliotekë, kuzhinë lëvizëse, zyre kreative, shitore me produkte të ndryshme, skenë shumëfunksionale dhe mobilje modulare.

AUTOSTRADA HANGAR, ZË I FUQISHËM AVOKIMI DHE PËRFAQËSIMI

Autostrada Hangar si hapësirë për edukim, prodhim dhe ekspozitë është krijuar për të rritur ndërveprimin e komunitetit artistik me audienca të ndryshme gjithpërfshirëse.
Në kuadër të programit të saj vjetor në vazhdimësi do të zhvillohen punëtori, panele diskutimi, trajnime, ekspozita, shfaqje, performanca muzikore dhe ngjarje të tjera të artit bashkëkohor për të krijuar një mjedis interaktiv që është i patjetërsueshëm ndaj përfaqësimit, avokimit dhe procesit edukativ.

Programi publik ka për qëllim të trajtoj tema të ndryshme artistike, sociale, mjedisore dhe politike në shoqërinë tonë.

“Duke e konsideruar prodhimin e artit si formë të qëndrueshme për edukim dhe shkëmbim Autostrada Hangar synon t’i adresoj nevojat e komuniteteve dhe t’u përgjigjet atyre përmes programeve gjithëpërfshirëse.”

PARTNERËT DHE MBËSHTETËSIT NË KËTË RRUGËTIM

Autostrada Hangar është bërë e mundur me mbështetjen bujare dhe partneritetin e institucioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Programi i parë i edukimit dhe prodhimit që kontribuoi në krijimin e vetë hapësirës u mbështet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, Komuna e Prizrenit, Gjirafa50 dhe Kreativ Qeramika. Programi i dytë i edukimit dhe prodhimit që kontribuoi në krijimin e kuzhinës modulare u mbështet nga Ambasada e Luksemburgut në Prishtinë.

Partnerët dhe mbështetësit e ndryshëm që ishin pjesë e rrugëtimit tonë që nga fillimi janë: Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Komuna e Prizrenit, Komuna e Prishtinës, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, Fondacioni Kulturor Evropian, Fondacioni i Iniciativave Artistike, Ambasada e Luksemburgut në Prishtinë, Ambasada Gjermane në Prishtinë, Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe UNDP, Raiffeisen Bank, Goethe Zentrum Prishtina, Fondacioni SAHA, Ambasada Italiane në Prishtinë dhe Instituti Italian për Kulturë në Tiranë, FES Prishtina, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, ITP Prizren dhe ne jemi mirënjohës për mbështetjen bujare të shumë partnerëve individual.

Ekspozita “Tregimi i Aurtostrada Hangar” është mbështetur nga: GIZ dhe ITP, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prizrenit.

http://facebook.com/autostradabiennale

http://instagram.com/autostradabiennale

https://www.autostradabiennale.org

Video

Tregimi i Autostrada Hangar

Shiko tani

Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)