Java e dytë e Punëtorive Verore Kreative në Studion e Edukimit në Autostrada Hangar u përmbyll me shumë buzëqeshje, imagjinatë dhe krijime të mrekullueshme!
Në dy punëtoritë e fundit të kësaj jave, vazhduam udhëtimin tonë në botën e detit. Fëmijët krijuan miqtë tanë të detit – oktapodë, kuaj deti, peshq shumëngjyrësh, breshka deti dhe balena – duke i sjellë në jetë me dru, ngjyra dhe shumë fantazi.
Në punëtorinë e katërt, frymëzuar nga aventura dhe horizonti i kaltër, ndërtuam varka me vela, ku secila mbante historinë, idetë dhe kreativitetin e vogëlushëve që e krijuan.
Çdo punëtori ishte një mundësi për të mësuar, eksperimentuar dhe bashkëpunuar. Ishte kënaqësi të shihnim se si çdo ide merrte formë përmes duarve të fëmijëve, duke e kthyer Studion e Edukimit në një hapësirë plot jetë, kureshtje dhe krijimtari.
Faleminderit të gjithë fëmijëve që ishin pjesë e javës së dytë, për kureshtjen, pozitivitetin, energjinë dhe buzëqeshjet që sollën çdo ditë.
Faleminderit edhe prindërve për besimin dhe vlerësimin që na japin, duke na besuar të jemi pjesë e rrugëtimit krijues të fëmijëve të tyre.
Mezi presim t’ju takojmë në javën e tretë të Punëtorive Verore Kreative, ku na presin aventura të reja, ide të freskëta dhe shumë krijime të tjera të veçanta.
Foto: Erza Bata – Media Team nga Autostrada Biennale