Java e gjashtë plot kreativitet në Studion e Edukimit!

Grupi i gjashtë i vogëlushëve përfunduan aventurën e tyre krijuese përmes katër punëtorive, duke sjellë në jetë botën e detit me dru, ngjyra dhe shumë imagjinatë.

Gjatë javës, fëmijët krijuan Delfinin, Peshkun me Grepin Magnetik, Varkën me Vela dhe Miqtë e Detit, duke kaluar nga një ide në krijime të punuara me duart e tyre.

Përmes secilit aktivitet, ata u njohën më shumë me veglat e punës, eksperimentuan me forma e ngjyra dhe zhvilluan kreativitetin përmes lojës dhe punës praktike.

Edhe një javë e mbushur me ide, kureshtje dhe krijime unike në Studion e Edukimit në Autostrada Hangar.

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)