Java e tretë e Punëtorive Verore Kreative në Autostrada Hangar

Kreativiteti vazhdon të mbushë Studion e Edukimit në Autostrada Hangar!

Gjatë javës së tretë, fëmijët përfunduan edhe dy punëtori të tjera plot imagjinatë dhe argëtim.
Në ditën e tretë, ata ndërtuan varkën me vela, ndërsa në ditën e katërt krijuan miqtë e detit, duke i punuar me dru, ngjyra dhe shumë kreativitet.

Çdo javë sjell tema dhe punime të reja, duke u ofruar fëmijëve mundësinë të krijojnë, eksplorojnë dhe mësojnë përmes lojës dhe artit.

Aplikimet janë ende të hapura! Regjistrohuni në grupet e ardhshme dhe bëhuni pjesë e Punëtorive Verore Kreative, ku çdo javë i pret një aventurë e re.


Foto: Erza Bata | Ekip i Medias nga Autostrada Hangar

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)