Kreativiteti vazhdon në Studion e Edukimit në Autostrada Hangar!

Java e dytë e Punëtorive Verore Kreative po vazhdon me shumë kureshtje, mësim dhe duar të vogla që punojnë me përkushtim.

Në dy punëtoritë e para të kësaj jave, fëmijët u zhytën edhe më thellë në botën e detit. Bashkë biseduam për jetën detare, zbuluam fakte interesante rreth delfinëve – një nga krijesat më inteligjente dhe lozonjare të oqeaneve – dhe më pas i sollëm ata në jetë përmes krijimeve tona.

Një nga momentet më emocionuese ishte puna me makinat për përpunimin e drurit në Studion e Edukimit. Me kujdes, kuriozitet dhe nën udhëzimin e mentorëve, fëmijët mësuan si të përdorin veglat dhe makinat e punës me dru, duke i kthyer copat e thjeshta të drurit në krijime të veçanta.

Po ashtu, secili ndërtoi grepin e vet magnetik me peshq shumëngjyrësh, duke e shndërruar punëtorinë në një aventurë plot lojë, bashkëpunim dhe imagjinatë.

Kjo është vetëm gjysma e aventurës! Na presin edhe dy punëtori të tjera, me ide të reja, sfida kreative dhe shumë krijime që mezi presin të marrin formë.

Në Studion e Edukimit të Autostrada Hangar, çdo copë druri, çdo ngjyrë dhe çdo ide bëhet një mundësi që fëmijët të mësojnë, të eksperimentojnë dhe të krijojnë me duart e tyre.

Foto: Erza Bata - Media Team nga Autostrada Biennale

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)