Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku vizitoi Autostrada Hangar

Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku e vizitoi "Autostrada Hangar" hapësirën e re të edukimit, prodhimit dhe ekspozimit, që u krijua nga Autostrada Biennale dhe u hap për publikun, në ish-bazën ushtarake të KFOR-it gjerman, tani ITP (Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren).

Ministri Z. Çeku potencoi se "kjo hapësirë e re, shumë e nevojshme për komunitetin e artit dhe qytetarët, do ta ofrojë vendin dhe mundësinë për mësim e shkëmbim të njohurive mes profesionistëve të rinj brenda fushave të tyre si dhe me ekspertë të jashtëm që do të angazhohen përmes programit të edukimit." Ai shtoi se "Përveç ekspozitave të artit bashkëkohor, Autostrada Hangar është vlerë e shtuar për komunitetin si hapësirë multifunksionale në shërbim të qytetarëve."

Ekipi i Autostrada Biennale shprehu gadishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me MKRS dhe institucionet e saj vartëse me qellim të arritjes së objektivave të përbashkëta.

Artikuj të tjerë
Gazeta

Abonohu ​​në buletinin tonë për të marrë lajme, përditësime të këndshme falas dhe produkte të reja të lëshuara (pa postë të padëshiruar!)