Me shumë imagjinatë, lojë dhe krijime të frymëzuara nga deti, përmbyllëm javën e parë të Punëtorive Verore Kreative në Studion e Edukimit me temën “Aventurat Verore në Det”.
Gjatë kësaj jave, fëmijët krijuan grepin e tyre magnetik me peshqit shumëngjyrësh, u bënë pjesë e aventurave të peshkimit imagjinar, ndërtuan varkat e tyre prej druri të gatshme për të lundruar drejt horizonteve të reja dhe sollën në jetë delfinët e tyre, një nga krijesat më lozonjare dhe inteligjente të detit.
Çdo krijim mbante me vete një histori, një aventurë dhe një pjesë të imagjinatës së fëmijëve që i sollën në jetë me duart e tyre.
I falënderojmë të gjithë fëmijët për kreativitetin, energjinë dhe buzëqeshjet që sollën gjatë kësaj jave, si dhe prindërit për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Shihemi javën e ardhshme me aventura të reja kreative!
Foto: Erza Bata - Ekip i Medias nga Autostrada Biennale