Koncerti I Contemporary Ethno Orchestra

Kjo ngjarje është organizuar nga artisti lokal Besmir Shishko. Koncerti i grupit muzikor ka qenë në kuadër të projektit nëpërmjet të cilin u synua prezantimi i artit dhe trashëgimisë së komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Kënga shqipe, turke, rome, boshnjake e gorane ka bërë bashkë këngëtarët e këtyre komuniteteve në skenën e “Autostrada Hangar”. Grupi muzikor “Contemporary Ethno Orchestra” qe dëshmi e shembull për tolerancën e bashkëjetesën ndëretnike.Hapësira, të shtunën mbrëma (me datën 11 shkurt 2023) u mbush në çdo cep dhe po bëhej çdoherë më e ngushtë. Tavolina në njërin cep të hapësirës ishte mbushur me pije e ushqime me të cilat të pranishmit janë shërbyer. I etnive të ndryshme ishte publiku i mbledhur, por nuk ka qenë për asnjë moment barrierë për bisedat në grupe e argëtimi së bashku.

Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)