Koncerti i Orkestrës Frymore Prizreni

Koncerti i Orkestrës Frymore Prizreni në Autostrada Hangar

Me datën 26 janar 2023 në hapësirën e Autostrada Hangar u mbajt koncerti unik i radhës i Orkestrës Frymore Prizreni

Orkestra Frymore Prizreni është orkestra e parë frymore që është krijuar në qytetin e Prizrenit dhe përbëhet nga muzikantë profesionist nga e tërë Kosova. Ajo është formuar nga vullneti dhe dëshira për të krijuar një orkestër me anë të së cilës i ofrojnë publikut një cilësi më të lartë artistike dhe më të veçantë nga të tjerat.

Është themeluar në vitin 2020 në Prizren, dhe ka për qëllim të fuqizojë marrëdhëniet me komunitete të ndryshme përmes koncerteve dhe projekteve kulturore. Repertuari i orkestrës përmbanë krijime të kompozitorëve botëror dhe vendas të stileve të ndryshme muzikore.

Gazeta

Abonohu ​​në buletinin tonë për të marrë lajme, përditësime të këndshme falas dhe produkte të reja të lëshuara (pa postë të padëshiruar!)