






Të shtunën më datën 6 Maj 2023, në ambientin e Autostrada Hangar në Prizren në kuadër të programit ”Filharmonia në lëvizje” u mbajt koncert nga Orkestra Harkore e Filhamonisë së Kosovës në drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani. Ky koncert u organizua në bashkëpunim me Autostrada Biennale dhe u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.