


















Një ditë plot mësim dhe argëtim në Autostrada Hangar!
Disa momente nga punëtoria e veçantë me fëmijë në lidhje me procesin e mbjelljes së bimëve dhe rëndësinë e perimeve për një ushqyerje të shëndetshme. Të pajisur me përparëse të personalizuara, ata u frymëzuan nga tre video edukative që shpjeguan hap pas hapi rritjen e bimëve.
Më pas, fëmijët u ndanë në tre grupe dhe filluan procesin e mbjelljes me shumë entuziazëm. Ata zbatuan njohuritë e reja duke i përzgjedhur me kujdes perimet e tyre të preferuara, duke u njoftuar se si ushqyerja e pasur me perime ndihmon në mirëqenien e tyre të përgjithshme.
Me punë të përbashkët dhe mendje kreative, fëmijët arritën t'i mbjellnin me sukses bimët e tyre, duke ndier kënaqësi e krenari.
Në përfundim, festuam së bashku me ëmbëlsira të shijshme të përgatitura nga kuzhina e Autostrada Hangar.
I falënderojmë të gjithë fëmijët që u angazhuan me pasion në këtë aktivitet edukativ dhe krijues. Presim me padurim për t'u takuar sërish në punëtori të tjera!