Në punëtorinë e dytë, fëmijët eksploruan idenë e fluturimit përmes krijimit të ajroplanit, duke nisur nga një bisedë mbi lëvizjen, aventurën dhe mënyrën se si një objekt mund të qëndrojë në ajër.
Nga këto ide, ata filluan të imagjinojnë dhe të skicojnë në mendje ajroplanët e tyre, për të kaluar më pas në procesin praktik të punës me dru. Duke përdorur vegla të përshtatura, fëmijët ndërtuan forma të ndryshme, duke i dhënë secilit krijim karakter dhe identitet.
Gjatë punës u vërejt një rritje e sigurisë dhe pavarësisë në përdorimin e materialeve, si dhe një bashkëpunim i natyrshëm mes tyre, ku ndanin ide dhe ndihmonin njëri-tjetrin.
Në fund, ajroplanët morën formë – secili unik, si reflektim i imagjinatës, përkushtimit dhe dëshirës për të krijuar.
Shihemi në punëtorinë e radhës ![]()
Foto: Erza Bata | Ekipi i Medias nga Autostrada Biennale