Superheronjtë tanë kanë përfunduar misionin e muajit prill! ![]()
![]()
![]()
Gjatë punëtorisë së katërt në Studion e Edukimit, fëmijët tanë sollën në jetë superheronjtë e tyre prej druri - secili unik, kreativ dhe plot imagjinatë.
Ata menduan emrat, fuqitë speciale, simbolet dhe misionet e tyre për të bërë botën më të mirë. Disa superheronj mbrojnë natyrën, disa ndihmojnë njerëzit, disa shpërndajnë gëzim, ndërsa të tjerë luftojnë padrejtësinë me zemër të madhe dhe mendje të mençur. ![]()
Kjo punëtori na kujtoi se superfuqitë më të rëndësishme nuk janë vetëm në filma, por edhe brenda nesh: mirësia, guximi, kreativiteti dhe dëshira për të ndihmuar të tjerët.
Faleminderit të gjithë fëmijëve për energjinë, idetë dhe super fuqinë që sollën këtë muaj në Hangar! ![]()
Ju ftojmë të shihni albumin me krijimet fantastike të superheronjve tanë.
Foto: Erza Bata | Ekip i Medias nga Autostrada Biennale