Të premten e kaluar shfaqëm video instalacionin e quajtur "Mëma Më Fal – Mamma perdonami" nga artistja Genny Petrotta. Ky projekt, i cili fitoi edicionin e dymbëdhjetë të Këshillit Italian, eksploron trashëgiminë kulturore të komunitetit Arbëreshë në Sicili dhe historinë e kryengritjeve fshatare.
Genny Petrotta pati mundësinë të zgjeronte projektin si pjesë e Residency on the Road 2023 Production Fellowship. Projekti “Mëma Më Fal – Mamma perdonami” është bashkëprodhuar nga Autostrada Biennale dhe Studio Rizoma. Ai u mbështet gjithashtu nga Fondacioni Allianz dhe Këshilli Italian 2023, Drejtoria e Përgjithshme për Kreativitetin Bashkëkohorë, Ministria Italiane e Kulturës.
Residency on the Road është një projekt bashkëpunimi në mes të Autostrada Biennale, Studio Rizoma dhe Postane, tre anëtarët e parë të Allianz Foundation Hubs Network.