Patëm kenaqësinë të mirëpresim 24 studentë të dizajnit enterier nga QK '11 Marsi' në Prizren, në Autostrada Hangar.
Gjatë vizites së tyre ne Qendrën tonë për Art Bashkëkohor, ata u njohën me programet dhe aktivitetet tona dhe eksploruan ekspozitën e 10-vjetorit të Autostrada Biennale. Gjithashtu, patën mundësinë të vizitojne hapësirën e prodhimit në Hangar 2.
Vizita u permbyll me një punëtori interaktive, ku studentët perdoren kreativitetin e tyre per te rikonceptuar hapesirat e brendshme brenda fushës së tyre. Duke punuar në grupe, ata ndane ide, skicuan koncepte dhe imagjinuan dizajne novatore per enteriere funksionale dhe estetike.
I shprehim falënderimet tona QK "11 Marsi" dhe profesorit Hamdi Bajraktari per këtë bashkëpunim të mrekullueshëm!