Nxënësit e klasës së tretë zbulojnë artin Tek Autostrada

Në Autostrada Hangar, patëm kënaqësinë t’i mirëpresim 80 fëmijë të klasës së tretë nga shkolla Loyola, të cilët u njohën me Qendrën e Artit Bashkëkohor dhe Ekspozitën e 10-vjetorit të Autostrada Biennale.Gjatë vizitës, ata e kishin munësinë ta shohin edhe punëtorinë ku krijohen veprat e artit, residencën për artistë dhe teatrin e hapur.

Fëmijët ishin shumë të lumtur dhe kuriozë, duke e shfaqur interesimin e tyre për artin dhe mënyrat e krijimit. Pyetjet e tyre te shumta e dëshmonin dëshirën e tyre për të mësuar më shumë.

Ne i falenderojmë të gjithë fëmijët, mësimdhënësit, prindërit dhe shkollën Loyola për bashkëpunimin e tyre.

Autostrada Hangar do të vazhdoj me programet e saj për fëmijë.

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)