FABRIKA E TULLAVE

Ish-Fabrika e Tullave gjendet në një kompleks industrial jashtë përdorimi në qoshe të qendrës së qytetit. E ndërtuar në vitin 1947, fabrika përpunonte deltinën dhe lëndët e tjera të para për të prodhuar tullat që do të përbënin shumë ndërtesa në Prishtinë, sidomos gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë. Pas vitit 1948, kur Prishtina caktohet si kryeqytet i Kosovës, kufijtë e qytetit u zgjeruan. U ngritën lagje dhe ndërtesa të reja dhe qytetit u bë qendër industriale që frymëzonte tërë rajonin deri në shkëputjen e shkaktuar nga shpërthimi i luftës. Fabrika e Tullave ka qenë burim i rëndësishëm i zhvillimit të qytetit, deri në mbylljen e saj në vitin 2007. Ajo qëndron si kujtim i njerëzve që kanë punuar aty dhe si dëshmitare e shkëputjeve, zhdukjeve dhe transformimeve që kanë ndërruar natyrën e qytetit. Veprat e Agnes Denes dhe Hera Büyüktaşcıyan shqyrtojnë këto shkëputje dhe sugjerojnë mënyra të rezistencës përbrenda cikleve të shkatërrimit, rikrijimit dhe kontaminimit shoqëror e urban. Ndërkohë që Fusha e Lulediellit e Agnes Denes rritet dhe pllenon simbolikisht hapësirën e ngurosur të fabrikës së braktisur si veprim kundër urbanizimit të egër dhe hapësirës së kontestuar, rrjedha ujore e Büyüktaşcıyan mbush rishtazi cisternat e fabrikës duke rishpërfaqur rritjen, humbjen dhe shkatërrimin e ngulitur brenda tullave. Vepra e saj zbulon tensionet e përbrendshme të shkaktuara nga zhdukja e lumenjve që dikur ishin burim i madh i ujit për fabrikën, por edhe për kultivimin, prodhimin dhe ndërtimin e një terreni të përbashkët për një shoqëri fluide.

Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)