GALERIA VATRA

Arti mund të jetë mënyrë mbijetese, mënyrë për të krijuar kuptim kur asgjë tjetër nuk është e kuptueshme, mund të jetë sistem i të folurit më njëri-tjetrin në kohë dëshpërimi. Këto gjëra udhëzuan juristin dhe aktivistin Adnan Abrashi për ta themeluar galerinë e vogël Vatra në vitin 1991 në këtë hapësirë të Prizrenit verior. Ajo nismë kishte ardhur si rrjedhojë e rrethanave poltike të krijuara nga aneksimi i dhunshëm i institucioneve, ndër të tjera atyre publike, kulturore dhe arsimore, nga autoritetet serbe. Aktivitetet kulturore në hapësira publike anembanë vendet thuajse u ndaluan. Kështu, komuniteti artistik iu përgjigj situatës duke hapur galeri personale, të cilat luajtën një rol domethënës për vazhdimësinë e prodhimtarisë kulturore. Intervenimi i vogël në fasadë shërben si kujtim për këtë arkiv të rëndësishëm kulturor lokal dhe për njerëzit, veprat, idetë dhe ëndrrat që kanë kaluar nëpër këto dyer. Ai përçon programin e Galerisë Vatra dhe përqendrimin e saj në ekspozita, koncerte dhe aktivitete letrare. Disa nga artistët që kanë pasur ekspozita personale përfshijnë Nysret Salihamixhiqin, Xhevdet Xhafën, Esat Vallën, Nevzat Belegun, Maksut Vezgishin, Fatmir Krypën dhe Zefi Toçin ndër të tjerë. Abrashi ishte jurist për nga profesioni, por pasioni dhe përkushtimi i tij për artin i dhanë shtysë patronazhit të tij, i cili përfshinte edhe organizimin e prodhimit. Përkushtimi i Abrashit shkonte përtej paraqitjes së veprave të artistëve; ai krijoi një program për blerjet e veprave, gjë që bënin në çdo ekspozitë, pavarësisht se nuk kishin përfitim. Trashëgimia e Abrashit, e përfaqësuar nga gjetja e mënyrave për të komunikuar përmes artit, vazhdon përmes Autostrada Biennale, meqë ai ishte i ati i bashkëthemelueses Vatra Abrashi.

Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)