Hangar 3

Hangari 3 dikur ishte hapësirë mirëmbajtjeje për makinat e KFOR-it. Përbrenda Autostradës, kujtimi i mirëmbajtjes përkthehet në një propozim delikat për të hulumtuar lidhjet që ndërtojnë proceset e çmësimit. Çfarë ke çmësuar sot?—pyet Kameelah Janan Rasheed në një pllakat jashtë hangarit, duke theksuar çmësimin si punë të vazhdueshme për çlirim politik, mendor dhe shpirtëror. Shënimet e kujtimeve të Xhevdet Xhafës nga projekti i tij jetësor, i cili shkrin kujtesën personale dhe kolektive mbi pëlhurë, kuvendon me veprën e Selma Selman, që paraqet një seri të re të makinave të pikturuara me gratë e familjes së saj në natën e dasmës së parë pas luftës. Vizatimet humoristike të Mila Panić përditësojnë publikun për mënyrat e të përballuarit të imigrantëve në brezin e pasluftës. Ndërkohë, vepra e lëvizshme Koha e Lojës nga Shkolla e Mutantëve krijon një hapësirë kolektive për lojë dhe çmësim—jo vetëm për fëmijët por edhe për të rriturit e komuniteteve të ndryshme të Prizrenit dhe më tej. Në një konstelacion të tillë, vepra e Bella Rune na kujton për delikatesën e ndërthurjeve dhe rëndësinë e përkufizimit të horizonteve.

Exhibitions
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)