Skulpturat e Bella Rune janë edhe të palosshme, edhe monumentale; edhe dhelparake, edhe jolëndore. Të ndërtuara nga leshi i ngjyrosur i dhive dhe metali, ato formojnë një përvojë të ngjashme me realitetin artificial në hapësirë fizike. Fijet e tyre të dredhura dhe skulpturat që qëndrojnë pezull nga tavani ndryshojnë mjediset e tyre. Rune sheh këtë performativitet të tekstilit si “krijim të një aktiviteti subversiv”. Teknologjia, materialiteti dhe traditat e lëmshit centralizohen përmes ndërtimit të skulpturave. Veprat eksplorojnë shndërrimin përmes modeleve të përsëritura në skema të ndryshme ngjyrash. Endja në këtë rast është metaforë për hapjen e lidhjeve të papritura mes tekstilit dhe traditave virtuale. Artistja end një rrjetë drejt realiteteve të së ardhmes në një rrjedhë mes botës digjitale dhe asaj fizike. Traditat klasike të tekstileve rishfaqen përgjatë punës së artistes. Duke eksperimentuar me materiale dhe teknika të ndryshme, veprat lidhen me interesin e vazhdueshëm të artistes për zanatet, historinë dhe mediat e reja.
Bella Rune (1971) ka lindur në Stokholm dhe jeton e vepron në Stokholm.
Teksti nga Hampus Bergander
Foto nga Tuğhan Anıt