Fushat E Lulediellit, 2021- Në Vazhdim/ Prizren

Artist: AGNES DENES

Venue: PARKU PËR INOVACION E TRAJNIME

Agnes Denes, artistja e famshme feministe me origjinë hungareze që vepron në Nju Jork, ka shpallur në Manifesto-n e saj të vitit 1969 që donte ta linte kullën e saj të fildishtë, pra studion e saj, dhe të hynte në botën e çështjeve globale, “për të komunikuar të pakomunikueshmen”, “për të përfytyruar të papërfytyrueshmen”, “për të mos pranuar kufizimet që ka pranuar shoqëria” dhe “për të vazhduar me kërkimin e pasosur”. Përgjatë jetës dhe karrierës, ajo ka imagjinuar dhe ka nisur eksperimente vizionare të bashkëjetesës përmes artit. Vepra e saj e mirënjohur Wheatfield–The Confrontation (1982), me dy arë gruri të mbjella në një deponi përplot me mbeturina në Manhatan afër Wall Street, ka interpretuar trashëgimine e artit mjedisor dhe e ka shndërruar në një intervenim ekologjik urban ku do të ndodhnin rropatje të ardhshme. Fillimisht e realizuar për edicionin e 3-të të Autostrada Biennale, Sunflower Fields (Fushat e Lulediellit) ka përfshirë aktivistë mjedisorë, studentë dhe fëmijë në një bashkëkrijim të vazhdueshëm e të përvitshëm të dy hapësirave të mbuluara me luledielli, një në Prishtinë dhe një në Prizren. Për vazhdimësinë e Fushave të Lulediellit, Denes ka instaluar një version të përkthyer në Manifestos së saj nga viti 1969, këtë herë në sipërfaqen e një pasqyre. Luledielli ka kuptime të ndryshme që ndryshojnë nga kultura në kulturë, por bukuria dhe energjia pozitive që rrezatohen nga këto bimë kanë inspiruar artisten ta ndajë këtë mesazh me ne: “Të gjithë mund të jemi sikur luledielli, të rritemi, të ushqehemi, t’ua dhurojmë të tjerëve begatinë tonë, të kthehemi në drejtim të diellit dhe t’ua reflektojmë të gjitha gjallesave ngrohtësinë e tij”.

Agnes Denes (1931) ka lindur në Budapest dhe jeton e vepron në Nju Jork.

Teksti nga Giulia Menegale & Joanna Warsza

Other Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)