PARKU PËR INOVACION E TRAJNIME

ITP-ja gjendet në një kamp të dikurshëm të KFOR-it. Kampi ka qenë në përdorim për qëllime ushtarake që nga koha osmane. Gjatë Luftës së Kosovës, Bundeswehr-i gjerman ka përdorur kampin si bazë. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, trupat e KFOR-it janë tërhequr gradualisht nga kampi dhe nga viti 2018, kampi është rehabilituar si hapësirë për inovacion, edukim dhe zhvillim të shkathtësive. ITP-ja është projekt unik në rajon; ajo mbështet bashkëpunimin dhe ka për qëllim të shndërrohet në qendër rajonale për ndërmarrësi dhe inovacion, të përkrahë biznese dhe zhvillimin e shkathtësive, si dhe të jetë burim i ideve të suksesshme dhe novatore. Autostrada Biennale është organizata e parë që ka shndërruar një nga hangarët e saj në hapësirë kulturore.

Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)