Qendra Kulturore Hebreje

E njohur më parë si Hotel Shumadija, ndërtesa e Qendrës Kulturore Hebreje mbrohet si monument i trashëgimisë kulturore me mbrojtje të përkohshme dhe po i nënshtrohet restaurimit. E ndërtuar në vitin 1912, ajo është dëshmi e trashëgimisë së Prizrenit dhe e historisë së tij të gjatë mikpritëse. Ajo gjendet në Qafë Pazar, afër Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse të Shën Nikollës. Në vitet e 80-ta dhe të 90-ta, kjo ndërtesë ka shërbyer si qendër për të moshuarit. Në vitin 2016, ajo i është dorëzuar Bashkësisë Hebreje të Kosovës. Prania e hebrenjve në Kosovë daton që në shekullin e pesëmbëdhjetë kur kishin mbërritur refugjatët që i iknin Inkuizicionit Spanjoll dhe atij Portugez. Hebrenjtë u përfshinë në tregtinë mes provincave të ndryshme të Perandorisë Osmane duke u bërë veçanërisht të rëndësishëm në tregtinë e kripës. Në vitin 1948, me themelimin e shtetit të Izraelit, një pjesë e madhe e komunitetit hebre u shpërngul atje. Në vitin 1999 ishin të regjistruar 329 hebrenj në Kosovë; tani për tani, Prizrenin e quajnë shtëpi vetëm gjashtëmbëdhjetë familje të vogla hebreje.

Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)