Qendra Sportive Sezai Surroi

E ndërtuar në vitin 1975, Qendra Sportive Sezai Surroi ishte pjesë e një projekti që përbëhej nga shtatë qendra sportive me dizajn të njëjtë arkitekturor të shpërndara në shtatë qytete të Kosovës gjatë ish-Jugosllavisë. Kjo ndërtesë ka përjetuar disa çaste të ndryshme historike dhe kthesa politike: në vitin 1979, Kampionati Botëror i Hendbollit të Grave është mbajtur po aty. Gjatë Luftës së Kosovës në vitin 1999, aty janë mbajtur të burgosurit nga policia para se të çoheshin në burgje. Gjatë pandemisë së Covid-19, qendra sportive është shndërruar në qendrën kryesore të vaksinimit në Prizren. Hapësira ka madhësi prej rreth 1,500 metrash katrorë dhe ka dy mijë ulëse. Përpos ngjarjeve sportive që përfshijnë basketbollin, hendbollin, tenisin, vrapimin, mundjen, karatenë dhe boksin, ky vend shfrytëzohet herë pas here për koncerte, festivale muzikore dhe aktivitete të tjera kulturore. Ndërtesa aktualisht po u nënshtrohet renovimeve pas më shumë se tridhjetë vjetësh.

Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)