Rrënoja / Shtëpitë në Nënkala

Në vitet 1848 -1850, Mehmet Pashë Rrotulli (vali i Prizrenit), vendosi ta rikthejë kalanë dhe ta bëjë të banueshme. Në atë kohë nga Greqia erdhën mjeshtër të ndryshëm për ta ndërtuar atë. Shumica e tyre u vendosën të banonin në këtë pjesë. Në Prizren ata njiheshin si cincarë (vlleh). Si mjeshtër të shquar që ishin, ata ndërtuan edhe kishën e tyre, e cila ende qëndron ngjitas me Kishën e Shën Shpëtimit, e shekullit XIV. Ata kishin gjuhën dhe kulturën e tyre, por më vonë, me ardhjen dhe vendosjen e sllavëve në nënkala, cincarët u asimiluan. Disa e ruajtën gjuhën, por shumica u asimiluan në sllavë. Sot shumica e tyre njihen si familje serbe, por rrënjët e tyre janë vllahe.

Exhibitions
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)