Sheshi i Lidhjes

Sheshi paraqet një kryqëzim të shtresimeve historike, të cilat datojnë nga tri periudha dhe ideologji të ndryshme: rrënojat arkeologjike nga antikiteti i vonë; minarja e mbetur e Xhamisë Arasta, që daton nga shekulli i 19-të dhe e cila u shkatërrua në vitin 1963; dhe një ndërtesë moderniste nga gjysma e dytë e shekullit të 20-të, e ndërtuar në stilin e modernizmit socialist jugosllav. Në kryqëzim të këtyre tri konteksteve gjenden mbetjet e një monumenti antifashist “Heronjtë e Popullit–Agimi i Lirisë”, i formësuar nga një kornizë drejtkëndëshe me një hapësirë rrethore në qendër. Monumenti u prezantua për publikun në 1984 për të nderuar dëshmorët e Luftës së Dytë Botërore: Xhevdet Doda, Emin Duraku, Mustafa Bakiu, Slobodan Sercevic, Jovanka Radiovojević dhe Dragiza Nekić. Sot, statujat prej bronzi janë larguar, ndërsa ka mbetur vetëm struktura nga betoni me ngjyrë të bardhë.

Harta
Exhibitions
Gazeta

Abonohu ​​në buletinin tonë për të marrë lajme, përditësime të këndshme falas dhe produkte të reja të lëshuara (pa postë të padëshiruar!)