Sheshi I Mitrovicës

Mitrovica është një komunë në veriun e Kosovës që ka histori të veçantë dhe është etnikisht multikulturore. Disa nga ndërtesat më të vjetra të qytetit, sikur xhamia, kulla e sahatit, medreseja dhe hani shfaqin arkitekturën lindore. Pas Luftës së Dytë Botërore dhe okupimit nga Perandoria Osmane, qyteti përjetoi ndryshime të mëdha ekonomike për shkak të nxjerrjes së plumit, argjendit, zinkut, arit dhe xeheve të tjera në Trepçë, gjë që shndërroi qytetin. Një skulpturë antifashishte është vënë në sheshin qendror të qytetit në fillimet e viteve të 70-ta. Në vitin 2010, për shkak të ridizajnimit të sheshit, ajo është larguar dhe nuk është kthyer kurrë më, pa ndonjë arsye të qartë. Kur artisti Alban Muja kishte dëgjuar për heqjen e veprës, ai kishte organizuar një debat televiziv për t’u përpjekur për rikthimin e veprës. Fushata e tij është mbështetur nga mitrovicas të tjerë, të cilët bënë thirrje për rivënien e veprës përmes një grupi në Facebook.

Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)