Shtrati i Lumit

Në bazë të dokumenteve arkivore kuptohet se qyteti i Prizrenit ka filluar të zhvillohet në dy anët e brigjeve të lumit Lumbardh, i cili përkon qytetin përgjatë aksit lindje-perëndim, duke e ndarë atë në dy pjesë. Lumi ka shërbyer si arterie kryesore për zhvillim të jetës në këtë qytet, ndërsa uji që rridhte me shpejtësi ka kontribuar në pastërtinë dhe veçoritë urbane të tij. Brigjet e lumit paraqesin hapësirat më të mëdha publike brenda qendrës historike të Prizrenit. Ato janë përdorur në mënyra të ndryshme ndër vite: gjatë viteve të 70-ta të shekullit të kaluar, niveli i lartë i ujit ka mundësuar që njerëzit të notojnë aty. Gjatë 20 viteve të fundit, shtrati dhe brigjet e lumit kanë mirëpritur aktivitete të shumta kulturore dhe festivale unike.

Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)