BIBLIOTEKA KOMBËTARE E KOSOVËS

Sheshi Hasan Prishtina

Misioni i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës është mbledhja, ruajtja, promovimi dhe vënia në dispozicion e dokumenteve të shkruara dhe trashëgimisë intelektuale të Kosovës. Ajo është vendosur në një ndërtesë të jashtëzakonshme prej shumë kupolave, e projektuar nga arkitekti kroat Andrija Mutnjakovič, e cila u inagurua në vitin 1982 Ndërtesa është inspiruar nga tiparet arkitektonike të gjetura në ndërtesat fetare të rajonit, kubi dhe kupola, dy forma të trashëguara nga tradita bizantine dhe osmane të pranishme në Kosovë. Është ndërtuar nga struktura e betonit, veshur me mermer dhe llaç të bardhë, ndërsa fasadat dhe kupollat janë të mbuluara me mbështjellës në formë rrjete nga alumini. Rrjetat metalike të përdorura si mbrojtëse kundër rrezeve të diellit krijojnë një mjedis të këndshëm për lexuesit, me një referencë për traditën e filigranit. Nga një pamje ajrore, biblioteka duket si një grumbull kubesh, me madhësi dhe lartësi të ndryshme, duke dhënë një ndjenjë mbrojtjeje, e cila përforcohet më tej nga rrjeti prej alumini i gjashtëkëndëshave të mbështjellë mbi ndërtesë. Gjatë luftës në Kosovë (1998-99) ndërtesa është përdorur për të akomoduar refugjatë kroatë dhe boshnjakë. Ushtria serbe e përdori atë gjithashtu si një qendër komanduese, gjatë së cilës shumë libra historik u shkatërruan. Sot është ende një nga ndërtesat më ikonike në rajon, duke koordinuar të gjitha bibliotekat në të gjithë Kosovën.

Artistët

Petrit Halilaj & Alvaro Urbano