HAMAMI I GAZI MEHMET PASHËS

Rruga Saraçët

Hamami i Gazi Mehmed Pashës është ndërtuar gjatë viteve 1573-1574 nga Gazi Mehmed Pasha (Sanjak-beu i Shkodrës), si pjesë e ansamblit arkitektonik që përfshinte gjithashtu Xhaminë Bajrakli, një shkollë e mesme (medrese), një shkollë fillore (mejtepe), një bibliotekë dhe një mauzole (tyrbe). Hamami karakterizohet nga një strukturë prej njëzet kupolash; dy kupola më të mëdha janë të mbuluara me tjegulla, ndërsa kupolat e tjera më të vogla dhe qemerët janë të mbuluara me plumb. Është e ndërtuar nga gurë dhe tulla të ndryshme dhe paraqet një shembull të hamamit dysh, për përdorim për të dy gjinitë.

Deri në vitin 1964, hamami ishte i rrethuar nga objekte tregtare, të cilat më pas u rrënuan, kur filluan ndërhyrjet konservuese në ndërtesë. Në vitet 1970, filluan iniciativat e fragmentuara për restaurim, të cilët nuk u përfunduan dhe objekti përfundimisht u braktis. Që nga viti 2000, pjesa e ftohtë e hamamit përdoret si hapësirë për aktivitete të ndryshme kulturore, artistike dhe arsimore.

Artistët

Valbona Zherka