Shtegtimi, 1999-2010

Artist: Valbona Zherka

Venue: Hamami i Gazi Mehmet Pashës

Valbona Zherka lindi në Prishtinë në vitin 1955. Ajo diplomoi në Akademinë e Arteve të bukura në vitin 1977 dhe më pas vazhdoi studimet në Beograd. Ajo punon me tapiceri dhe është frymëzuar nga kultura popullore, teknikat tradicionale, çështjet shoqërore, të drejtat e grave dhe e drejta e vetëvendosjes. Megjithatë, nuk ka qenë e lehtë për të si një artiste grua. Anipse puna e saj u ekspozua në vitet 1970 dhe 1980—në Sarajevë, Maribor, Beograd, Zagreb, Prishtinë dhe në ekspozitën “Gratë Krijuese të Jugosllavisë”, ku ishte e vetmja pjesëmarrëse nga Kosova—ajo ishte shpesh e margjinalizuar dhe puna e saj u hoq nga kanuni i artit. Kur, në fillim të viteve 1990, ajo aplikoi për një punë si profesoreshë në Akademinë e Arteve të bukura, portofolio e saj, bashkë me një numër të veprave të saj, humbën përgjatë procesit.

Pikënisje për një retrospektivë të vogël të punimeve të saj në Autostrada Biennale janë dy vepra në formë tapicerie, të instaluara në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Qëndresa dhe Kullat e Qëndresës, të dyja datuar nga viti 1978. Ato janë restauruar dhe një pjesë e munguar e tryptikës është krijuar veçmas për bienale, me titullin Shpresa. Artistja shprehet: “Jam e preokupuar me jetën në mes të së cilës jetoj, një e kaluar plot ngjarje që pret vetëm të shndërrohet në një vepër arti.” E nganjëherë veprat e artit duhet të presin—Zherka është shpesh e zënë si mësimdhënëse, menaxhere e projekteve të ndryshme, koordinatore e terapisë profesionale, punonjëse sociale dhe redaktore.

“Përderisa rrugëtojmë, shpresojmë”, thotë ajo. Grumbulli i saj i endur në Shtegtimi, i rrugëve të mbivendosura dhe shtigjeve të migrimit ofroi një hartë orientimi për tërë Bienalen, me një metaforë të shpresës në një udhëtim i cili nuk përfundon kurrë, dy skajet e rrugëve që takohen në mes jetës diasporike dhe asaj lokale.

Valbona Zherka (1955) ka lindur dhe jeton në Prishtinë.

Other Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)