Rruga e Punës: Monumenti i Migrimit (Kapitulli Kosova), 2020-21

Artist: Ulf Aminde & Manuel Gogos

Venue: Stacioni i Karburantit

Njerëzit në Gjermani janë shumë krenarë për rrugët dhe autostradat e tyre, por kush i ndërtoi ato? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje gjoja të lehtë, artisti Ulf Aminde dhe autori Manuel Gogos diskutuan me kompani dhe dëshmitarë, kërkuan arkiva e dosje: Kush ishte përfshirë në ndërtimin e rrugëve gjermane që nga Lufta e Dytë Botërore? Dhe prej nga erdhën? Shumë nga ata ishin “punëtorë mysafirë” nga Italia, Turqia ose ish-Jugosllavia. Rrugët janë arkiva të historisë së punës dhe migrimit në Evropë. Çdo rrugë bashkohet me tjetrën, duke formuar një sërë arteriesh të nisjeve, zhvendosjeve, shpresave, mbërritjeve. Së bashku, rrugët formojnë një hapësirë për një kolazh shoqëror, një mënyrë e përkohshme e aktive për të kujtuar dhe jetuar në një shoqëri migrimi. Në Prizren, filmi dhe një poster -Rruga e Punës.

Monumenti i Migrimit—shfaqen në një stacion benzine—njëra nga ato vende, në skajin tjetër të rrugës, nga ku disa punëtorë të huaj janë nisur dhe nisen për të kërkuar punë në Veri, ku edhe më pas kthehen.

Ulf Aminde (1969) u lind në Stuttgart dhe jeton në Berlin.
Manuel Gogos (1970) u lind në Gummersbach dhe jeton në Bonn.

Other Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)