Kalaja e Prizrenit

Castle of Prizren

Kalaja është një nga vendet më unike të trashëgimisë kulturore në Kosovë. Pozicioni i saj strategjik topografik, peizazhi natyror, së bashku me përbërjen e saj arkitektonike, e bëjnë atë një pikë referimi me vlera historike, artistike, shkencore, mjedisore dhe ekonomike. Kalaja gjendet në pjesën lindore të qytetit, e vendosur mbi një kodër konike.

Dokumentacioni më i vjetër rreth kalasë është gjetur në De aedificiis (Ndërtesat), të shkruar nga kronisti bizantin Prokupi i Cezares. Ndër fortifikimet e tjera në Dardani, ky burim e përmend Kalanë e Petrizenit, prej të cilës vjen emri Prizren që e mban qyteti sot. Gërmimet arkeologjike zbuluan shtresa dhe artefakte nga epoka e bronzit të vonë, antikiteti i vonë dhe nga periudha mesjetare. Ndërhyrjet e fundit me qëllim të restaurimit dhe adaptimit, kanë shndërruar Kalanë e Prizrenit në një pikë referimi kulturor të vizituar nga mëse njëqind mijë vizitorë në vit.

Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)