Replikë Për Ilustrim, 2018

Artist: Iman Issa

Venue: Kalaja e Prizrenit

Replikë për Ilustrim është një seri prej trembëdhjetë fotografish të paraqitjeve pa emër të marra nga katalogu Arti i njëzet e dy shekujve të kaluar. Në veprën e saj, Iman Issa e bën tekstin të dukshëm, duke e përdorur atë si bashkëpunëtor me struktura të ndryshme skulpturore. Këtu është e kundërta: artistja është e interesuar për fotografinë si një formë ekspozimi nga një histori specifike, konteksti dhe rrëfimi i së cilës mbetet i paemëruar. Megjithatë, këto instalacione kanë histori për të treguar. Ato ndërtojnë marrëdhënie midis origjinës dhe destinacionit të tyre të fundit në vitrina. Ato gjithashtu jetojnë, plaken dhe vuajnë. Shumë prej artefakteve kanë humbur një pjesë të veprimit të tyre kur janë marrë nga habitati i tyre origjinal, duke krijuar një hendek mes objektit dhe muzeut si mjedisi i tij i ri. Artistja pyet: “A mund të ndodhë që objektet në muze dhe ato në botën e jashtme të jetojnë në vija paralele që kurrë nuk kryqëzohen, pavarësisht se sa të ngjashëm duken?” Kuratorët vazhdojnë: “Si ta zhvendosim mënyrën e ekspozitës, nga mburrja te njëri-tjetri se çka është nxjerrë deri te një kulturë më e ndërvarur e shkëmbimit, bashkëjetesës dhe kuptimit?” Pavarësisht nga historia e tij e gjatë, ka ende shumë për të mësuar së çfarë është dhe çfarë mund të bëjë një medium i ekspozitës.

Iman Issa (1979) ka lindur në Kajro dhe jeton në Berlin.

Other Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)