KUR U LARGUA, VDEKJA AS QË NA I MBYLLI SYTË, 2020

Doruntina Kastrati

“Vazhdova të shkoja në punë i sëmurë, me një këmbë të lënduar, dhe pastaj e lëndova përsëri në të njëjtin vend, sepse i mbaja çizmet veshur gjatë gjithë kohës. Ne punuam dymbëdhjetë deri në trembëdhjetë orë rresht; ne madje punuam edhe në ndërrime njëzet orëshe. Pa asnjë rregull fare.” Kështu rrëfen njëri nga punëtorët e industrisë së ndërtimit në Kosovë. Filmi i Doruntina Kastratit prezanton punëtorët që kanë qenë të përfshirë dhe të lënduar gjatë projekteve të mëdhaja të ndërtimeve infrastrukturore, gjë që e pasqyron koston njerëzore të tregut të pa-rregulluar të punës. Një nga pasojat kryesore është një shkallë e lartë e lëndimeve trupore, e cila më pas përjashton punën në të ardhmen në këtë industri. Shumë punëtorë deklarojnë se ata më përpara preferojnë të vdesin sesa të humbasin aftësinë për të siguruar jetesën.

Filmi i Kastratit është rezultat i një hulumtimi të gjerë, duke përfshirë dhjetëra intervista, studime të thella të dokumenteve zyrtare, dhe gërmime nëpër arkiva. Vepra u inspirua nga interesi i artistes për ndërtimin dhe ndërtesat, por në vend që ajo të fliste me inxhinierë dhe planifikues, artistja dëgjoi dëshmitë e punëtorëve që kanë humbur vendet e tyre të punës ose janë poshtëruar e gjymtuar gjatë ndërtimit të autostradave në Kosovë. Filmi shfaqë ata që janë të padukshëm: klasën e padukshme punëtore, grupin e njerëzve pa asnjë garanci apo mbrojtje ligjore në kushte kuazi-feudale të shfrytëzimit ekstrem. Filmi shpalosë tregime për punëtorët që vdiqën, humbën sytë apo duart e tyre dhe mbetën me aftësi të kufizuara për pjesën tjetër të jetës së tyre, teksa punonin për 70 cent në orë për dy kompani lidere globale, Bechtel dhe Enka—të dyja poashtu mbrojtëse të artit bashkëkohor dhe institucioneve kulturore.

Doruntina Kastrati (1991) ka lindur në Prizren dhe jeton në Prizren dhe Prishtinë.

Hapësira: Kalaja e Prizrenit

Credit: