Lidhja e Prizrenit

Albanian League Of Prizren

Sheshi i Lidhjes

Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është një ansambël arkitektonik urban, i vendosur në qendrën historike të qytetit. Më 10 qershor 1878, këtu u zhvillua takimi që shënoi fillimin e luftës politike dhe kulturore kundër Perandorisë Osmane. Kjo datë shënon apelin zyrtar në Kongresin e Berlinit, me kërkesën për një shtet shqiptar.

Kompleksi ndodhet në bregun perëndimor të lumit Lumbardh. Ndërtesat e këtij kompleksi kanë qenë pjesë e ansamblit arkitektonik të xhamisë Gazi Mehmet Pasha, ku përfshihej medreseja (shkolla) dhe mejtepi (biblioteka). Me rastin e shënimit të 100 vjetorit të kësaj ngjarje historike, kompleksi u adaptua dhe u shndërrua në muze.

Në ndërtesën e bibliotekës gjendet sektori i historisë, ku janë të ekspozuar figurat historike dhe dokumente të vjetra që ndërlidhen me ngjarjen. Në medrese gjendet sektori etnografik, ku janë ekspozuar artefakte etnografike nga shekulli i nëntëmbëdhjetë dhe i njëzetë, si dhe në galeri ekspozita e veprave dedikuar ngjarjes historike të themelimit të Lidhjes Shqiptare. Ndër veprat tjera, në galeri shfaqen edhe dy vepra nga artistja Valbona Zherka: Qëndresa, 1978 dhe Kullat e Qëndresës, 1978. Veprat janë restauruar për herë të parë nga artistja, për edicionin e tretë të Autostrada Biennale.

Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)