Aplikoni për Punëtoritë Kreative Verore për Fëmijë në Autostrada Hangar

Pas suksesit të jashtëzakonshëm dhe interesimit të madh për programet tona edukative, jemi të lumtur të hapim thirrjen për aplikim në Programin Veror të Punëtorive Kreative për Fëmijë, i cili do të zhvillohet gjatë muajve korrik dhe gusht në Autostrada Hangar.

Përmes krijimit praktik dhe punës me vegla profesionale të certifikuara për fëmijë, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë, të eksperimentojnë dhe të zhvillojnë kreativitetin e tyre në një mjedis të sigurt dhe frymëzues.

👧👦 Mosha: 6–14 vjeç
📍 Autostrada Hangar, Prizren
📅 Korrik – Gusht 2026
🗓️ Programet zhvillohen në cikle javore (4 punëtori në javë)
👥 Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar

ℹ️ Të gjitha informatat rreth programit, datave, orareve dhe mënyrës së aplikimit mund t’i gjeni në formularin e aplikimit përmes linkut:

https://forms.gle/cD1svWed1gd4EBbq7

Aplikoni sa më herët dhe bëhuni pjesë e një vere plot kreativitet, mësim dhe krijim me duar!

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)