Autostrada Biennale në Prishtinë!

Në vazhgën e pregaditjeve të edicionit të katërt, ekipi i Autostrada Biennale takoi Kryetarin e Prishtinës Z. Rama.

Në takim u diskutua lidhur me mënyrat e bashkëpunimit dhe planet tona për edicionin e katërt të Autostrada Biennale në Prishtinë.

Si hapësirë ekspozuese është vendosur të jetë ish-tulltorja ku do të realizohen dy vepra të artit nga artistët Agnes Denes dhe Hera Buyuktasciyan. Poashtu gjatë periudhës së para-bienales dhe bienales do të zhvillohet një program i pasur publik.

Ne e falenderojmë shumë Kryetarin Z. Rama për mikpritjen, angazhimin dhe mbështetjen.

Artikuj të tjerë
Gazeta

Abonohu ​​në buletinin tonë për të marrë lajme, përditësime të këndshme falas dhe produkte të reja të lëshuara (pa postë të padëshiruar!)