Autostrada Hangar: institucion i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren

Autostrada Hangar me infrastrukturën e re të krijuar me mjete dhe paisje të ndryshme, laboratorin
teknologjik, hapësirën e ekspozitës, pavijonin e gjelbërt, bibliotekën, barin dhe kuzhinën, hapësirën e
përbashkët pune dhe ambientet tjera, do t’i plotësojnë nevojat e komuniteteve që operojnë në fushën e
Industrisë Kreative dhe Kulturore por edhe më gjerë.
Si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren, Autostrada Biennale funksionon me dy shpejtësi:
njëra është ekspozita fizike që zhvillohet çdo dy vjet nga viti 2017, tjetra është hapësira jonë e re e
edukimit, prodhimit dhe ekspozimit në ish bazën ushtarake të KFOR-it Gjerman tani ITP (Parku i
Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren).
Kjo hapësirë multi-funksionale do të jetë vend i cili do t’i plotësoj nevojat e komuniteteve të ndryshme
duke e konsideruar prodhimin e artit si formë të qëndrueshme e të mësuarit dhe shkëmbimit.

Artikuj të tjerë
Gazeta

Abonohu ​​në buletinin tonë për të marrë lajme, përditësime të këndshme falas dhe produkte të reja të lëshuara (pa postë të padëshiruar!)