Hapësira për Edukim, Prodhim dhe Ekspozitë e Autostrada Biennale—Autostrada Hangar, ndodhet në Parkun për Inovacion dhe Trajnime në Prizren. Përmes edukimit, trajnimeve dhe një hapësire prodhimi për krijimin e ekspozitave, Autostrada Hangar synon të zhvillojë modele të reja të krijimtarisë kulturore dhe të inkurajojë gjeneratën e re të mendojë në mënyrë kritike përmes artit dhe të bëhet pjesë e procesit të bërjes, ndërtimit dhe instalimit të veprave të artit. Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesën mes komuniteteve duke punuar dhe duke prodhuar së bashku si ekip dhe sidomos të përdoret për të përmbushur nevojën urgjente të edukimit joformal dhe programeve të krijimit të shkathtësive në mënyrë që të fuqizohet rinia e Kosovës dhe e rajonit. Autostrada Hangar është i pajisur me vegla dhe makina të ndryshme, laboratorin teknologjik, hapësirën ekspozuese, pavijonin e gjelbërt, librarinë, barin dhe kuzhinën, hapësirën bashkëpunuese dhe hapësira të tjera. Një ekspozitë arkivore e përhershme brenda hangarit paraqet një përmbledhje të rrugëtimit të bienales që nga themelimi i saj. Si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren, Autostrada angazhohet të përmbushë nevojat e komuniteteve dhe partnerëve të ndryshëm përmes gjithëpërfshirjes dhe qëndrueshmërisë ekologjike.
Edicioni i tretë i Autostrada Biennale është kuruar nga Övul Ö. Durmuşoğlu and Joanna Warsza. Çka nëse një rrugëtim… ështe […]