Sot patëm kënaqësinë që në Autostrada Hangar – Qendra për Art Bashkëkohor ta mirëpresim Presidenten në detyrë znj. Albulena Haxhiun. Gjatë vizitës së saj, ajo u prit nga bashkëthemeluesit e Autostrada Biennale, Leutrim Fishekqiu dhe Vatra Abrashi.
Së bashku vizituam ekspozitat e hapura në Autostrada Hangar, duke ndarë biseda frymëzuese mbi rëndësinë e artit bashkëkohor dhe kulturës, si dhe mbi rolin që këto hapësira luajnë në nxitjen e dialogut, kreativitetit dhe zhvillimit shoqëror.
Ishte kënaqësi ta prezantonim nga afër punën dhe vizionin e Autostrada Biennale, e cila vazhdon ta vendosë Prizrenin dhe Kosovën në hartën globale të artit bashkëkohor, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe dialogu përmes artit.
Foto nga Erza Bata - Ekip i Medias nga Autostrada Biennale